Një i mitur është rrahur nga disa bashkëmoshatarë të tij.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë më 1 qershor.
Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet.
Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Gazeta10 se personat e përfshirë në rast tashmë janë identifikuar.
“Marrë parasyshë moshën e personave të përfshirë, ky rasti ёshtё duke u trajtuar nё bashkёpunim me Qendren pёr punёs sociale dhe prokurorin nga depertamenti pёr tё mitur”, tha ajo.
Raportohet se personat e dyshuar e kanë xhiruar rrahjen dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale.
Videon në fjalë e ka siguruar RTK-ja.