Gjykata Themelore në Ferizaj i ka dënuar me 27 vite burgim të përbashkët katër pjesëtarët e një grupi të grabitësve me armë nga Ferizaj.
Aktgjykimi është shpallur të hënën.
Të pandehurit Xh.S., Sh.R., M.B., F.G. janë shpallur fajtorë për veprën penale “Grabitja”.
Katër të arrestuarit para dy vitesh, më 2023, janë përfshirë në disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt gjatë viteve të fundit.Ata dyshohet se kanë kryer grabitje të armatosura në pika të ndryshme të karburanteve në lokacione të ndryshme, si dhe në zyrat e KEDS-it në Shtime.
Xh.S., për shkak të veprave penale grabitja, armëmbajtja paleje, grabitja në bashkëkryerje, lëndimi i lehtë trupor, është dënuar me 10 vite burgim.Sh.R., për shkak të veprave penale të grabitjes në bashkëkryerje është dënuar me tetë vjet burgim.
M.B., për shkak të veprave penale të grbaitjes në bashkëkryerje dhe lëndimit të lehtë trupor, është dënuar me gjashtë vite burgim.
F.G., për shkak të veprës penale ndihmë në kryerjen e veprës penale grabitja, është dënuar me tri vite burgim.