Dje, Gani Geci hyri me veturë në shesh deri para Kuvendit për t’i reaguar Faton Pecit, por për këtë veprim u gjobit nga Policia.
Vetë Geci, ka reaguar duke u shprehur se nuk do ta paguajë gjobën derisa Kurti të dëshmojë nëse edhe ai e ka paguar dënimin për mosparaqitje në Prokurori.
“Nuk do ta paguaj gjobën dhe ftoj qytetarët që të mos i paguajnë gjobat e tyre, përderisa deputeti Kryeminister Albin Kurti nuk paraqitet para prokurorisë dhe nuk e bën publike nëse e ka paguar gjobën prej 250 -500 eurosh që i është shqiptuar nga gjykata. Pse duhet të paguaj unë?
Unë marr mësim nga deputeti Kryeminister deputet ivendit tim”, ka shkruar në “Jepi zë” Geci.