Është gjetur e djegur makina me të cilën dyshohet se grabitësit kanë kryer grabitjen sot në afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik.
Gazetari i televizionit T7 Çlirimtar Morina ndodhet në vendin e ngjarjes në Hajvali, aty ku u gjet makina e djegur.Mëngjesin e së hënës rreth orës 10:30, një grabitje e armatosur nga ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë, në afërsi të Albi Mall.
Siç u raportua, dyshohet se grabitësit të maskuar e me armë të gjata sulmuan furgonin e një kompanie që po transportonte para.Të dyshuarit me t’u larguar nga aty në drejtim të Hajvalisë, dogjën automjetin “Pick Up” me targa të Gjermanisë, ku dhe e gjeti policia në rrugën “Pal Malushi” në Hajvali.
Dyshohet se nga aty, grabitësit kanë shkuar drejt Gjilanit.