Gjendet 22-vjeçarja e zhdukur, thotë se qëndroi te e dashura e saj, familja nuk ia pranon lidhjen

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Një rast i tillë ishte denoncuar nga një person në Shtime, i cili e raportoi të bijën si të zhdukur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se pas disa javësh, babai i vajzës 22-vjeçare është paraqitur në Polici bashkë me të, me ç’rast ka njoftuar se kanë arritur të bien në kontakt dhe e njëjta ndodhet në gjendje të mirë.

Me rastin e dhënies së deklaratës para hetuesve policorë, 22-vjeçarja ka deklaruar se gjatë periudhës që ishte raportuar e zhdukur ka qëndruar me një person, me të cilin po bashkëjeton.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza nuk ka pranuar që të kthehet në shtëpi, pasi ka vendosur që të vazhdojë të jetojë me të dashurën e saj, e cila i takon komunitetit LGBT, fakt ky që e ka futur në sherr me prindërit e saj.

Sipas të njëjtave burime, ata nuk janë pajtuar me të bijën për lidhjen e saj, edhe pse kjo e fundit ka deklaruar në Polici se nuk është abuzuar e as keqtrajtuar nga personi në fjalë.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e detajeve të tjera.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here