Gjenden bomba të Luftës së Dytë Dotërore në rrugën Prishtinë-Podujevë

Bomba që peshojnë rreth 50 kilogramë, janë gjetur në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë.

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se bombat SC-50 gjermane i përkasin Luftës së Dytë Botërore.

“Në një operacion të përbashkët ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së, nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane kanë larguar tri bomba SC-50 Gjermane të luftës së dytë botërore”.


Tutje theksohet se bombat tashmë janë bartur në një vend të sigurt dhe do të demolohen sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit.

“Bombat janë gjet gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, ato janë bartur në vend të sigurt dhe do të demolohen sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights