Gërvalla: Shanset që Kosova të hyjë në rend dite për Këshill të Evropës janë 50/50

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për Syri TV ka folur për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, shkruan Gazeta Express.

E pyetur nëse më 16 maj do të vendoset në rend dite të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës pika për anëtarësimin e Kosovës, Gërvalla ka thënë se shanset janë 50/50.

Kryediplomatja ka deklaruar se nuk mund të flasë me siguri nëse do të vendoset dhe ka potencuar se sa janë të mëdha shanset për t’u vendosur, janë po aq të mëdha për të mos u vendosur.

“Nuk mund t’iu them as a vendoset a .. është 50/50. Sa janë të mëdha shanset që të vendoset, aq janë të mëdhaja shanset edhe që të mos vendoset”, ka thënë Gërvalla./GazetaExpress/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights