Gërvalla merr meritat për njohjen që solli Pacolli: Unë dhe Osmani u takuam me ish-Presidentin e Kenias në 2021

Republika e Kenias sot ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Lajmi u bë i ditur nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili me kontributin e tij edhe e solli këtë njohje.

Mirëpo me këtë nuk po pajtohet Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.Ajo u shpreh se ishte ajo dhe presidentja Osmani që u takuan me ish-presidentin e Kenias në vitin 2021 ku tha se në takim ka parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke.

Postimi i plotë:
Mirëpresim vendimin e Republikës së Kenias për të njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, një lajm i rëndësishëm që thekson përparimin dhe forcimin e pozitës sonë në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan.

Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke.

Mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here