Gazetarët rusë tregojnë kampin e improvizuar: Flemë në shtretër ushtarakë dhe pa roaming

Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Anchorage, Alaska, ka tërhequr vëmendjen botërore-por për gazetarët rusë që mbuluan ngjarjen, përvoja ka qenë më shumë si një aventurë… në stilin e mbijetesës.

Meqë data 15 gusht përkon me kulmin e sezonit turistik në Alaska, dhe samiti u njoftua vetëm një javë përpara, shumica dërrmuese e hoteleve ishin tashmë të prenotuara. Kjo krijoi një sfidë serioze për strehimin e dhjetëra gazetarëve, përfshirë 52 përfaqësues nga mediat shtetërore ruse.

Zgjidhja? Organizatorët amerikanë vendosën t’i strehojnë përkohësisht në Alaska Airlines Center, një arenë sportive në Anchorage, e cila u shndërrua në një lloj kampi gjysmë-ushtarak për mediat. Gazetarët rusë u sistemuan në shtretër portativë, me pak ose aspak rehati.

Përveç kushteve minimale të akomodimit, ata përballeshin edhe me mungesën e roaming-ut në telefonat e tyre për shkak të sanksioneve, dhe u detyruan të përdorin Wi-Fi lokal, gjë që disa analistë perëndimorë e përqeshën si një rrezik për sigurinë e tyre digjitale.

Për mëngjes? Sanduiçë me ton dhe majonezë… të përgatitur që një ditë më parë.

Disa gazetarë rusë postuan foto nga kampi dhe e përshkruan situatën si ‘mjaft spartane’, ndërsa të tjerë e quajtën përvojën ‘të turpshme’ ose madje një ‘provokim të qëllimshëm’.

Ndërsa liderët diskutojnë për çështje globale, korrespondentët e tyre janë përballur me një realitet krejt tjetër, që i ngjan më shumë një ekskursioni improvizuar sesa mbulimit të një samiti ndërkombëtar.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME