Gani Gërmia, ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova për çmimin e 200 mijë eurove është futur live në TikTok.
Atje ai ka paralajmëruar se do të flas me fansat e tij për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Por, ai është duke thyer goxha rekorde. Për pak minuta drejtpërdrejt në këtë rrjet social ai ka grumbulluar mbi 55 mijë persona të cilët po e presin që të rrëfehet.
“Jam kanë i lënduar, i thyer. Ne mundemi me i sfidua edhe televizionet, ne s’kemi nevojë për vëmendje sepse vëmendjen e kemi pas gjithmonë. Pa u bë 100 mijë persona live, nuk e filloj me e shpjegu eksperiencën teme”, u shpreh ai.
“Nëse e shkelim 100 mijëshin, e kemi fitu çmimin e Big Brother”, tha po ashtu ai.