Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, mori pjesë në takimin e thirrur nga Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve, Bahri Hyseni, me përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese.
Në njoftimin e KPK-së thuhet se gjatë këtij takimi u bë funksionalizimi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, e cila është themeluar në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe ofron ndihmë dhe këshilla në gjurmimin e pasurisë, bashkëpunimin me institucione financiare, kontabilitet forenzikë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për arritjen e synimeve të prokurorëve të rastit për kthimin e pasurisë së fituar përmes veprës penale.
Kelmendi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera ligj-zbatuese me qëllim të funksionimit sa më të mirë të kësaj Zyreje.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të Zyrës së UNDP-së në Kosovë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.