Marrëveshje bashkëpunimi për ndërveprueshmëri dhe siguri në komunikim është nënshkruar mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandës Amerikane për Evropë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Gjatë këtij takimi Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Drejtori i J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips, përmes një ceremonie zyrtare nënshkruan marrëveshjen e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA). Kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë pasiqë mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta, kriptografike dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga FSK.