Vala e protestave të nxënësve, studentëve dhe mbështetësve të tyre tashmë është shtrirë nga Franca, Belgjika, Italia, Portugalia, Spanja, Greqia dhe Austria deri në Shqipëri. Edhe në Gjermani, Holandë, Serbi dhe Irlandë po shtohet kundërshtimi.
Francë: Mësuesit ngrihen në protestë
Gjithçka nisi në Lycée Antoine-de-Saint-Exupéry në Créteil, në juglindje të Parisit. Që në mesin e shtatorit, mësuesit atje hynë në grevë kundër shkurtimeve të vendeve të punës dhe mungesës kronike të financimit. Protestës iu bashkuan edhe nxënësit.
Demonstratat u përhapën fillimisht në Paris dhe më pas në të gjithë vendin. Mes të paktën 550.000 personave që, sipas të dhënave zyrtare, dolën të shtunën në rrugë në mbarë vendin, pati edhe persona të maskuar që ushtruan dhunë. Në disa qytete u plaçkitën dyqane dhe iu vu zjarri makinave dhe koshave të plehrave. Në qytetin Limoges u dogj bashkia, një ndërtesë e vitit 1883.
arrestuan dhe më shumë se 500 policë dhe zjarrfikës u plagosën. Si pasojë e trazirave, qeveria njoftoi vendosjen e shtetrrethimeve në nivel lokal.
Belgjikë: Rriten tarifat e studimit
Greqi: Kamp me tenda para parlamentit
Protestat në Greqi janë disi më të vogla. Më 13 tetor, studentë nga disa institucione të arsimit të lartë në Athinë ngritën një kamp me tenda para parlamentit. Sipas raportimeve të mediave, organizatorët iu referuan shprehimisht protestave në Francë dhe Spanjë.
Për 21 tetor, sindikatat e mësuesve, studentët, punonjësit e administratës dhe shoqatat e prindërve kanë bërë thirrje për një grevë mbarëkombëtare dhe demonstrata në dhjetëra qytete.
Austri: Universitetet mobilizohen
Në Austri janë mobilizuar universitetet. Më 13 tetor, sipas përfaqësisë studentore ÖH, rreth 6000 studentë, pedagogë dhe punonjës të kërkimit shkencor dolën në rrugë kundër shkurtimeve të mundshme të buxhetit të universiteteve. Ata paralajmëruan për salla leksionesh të mbipopulluara, më pak personel mësimdhënës, përzgjedhje sociale dhe shkurtime në kërkime dhe infrastrukturë.
Më parë, ÖH kishte mbledhur 60.000 nënshkrime për një peticion online me titullin “Të shpëtojmë universitetet – Jo shkurtimeve në universitete”. Shkak janë kursimet e mundshme prej rreth një miliard eurosh në buxhetin e ardhshëm trevjeçar për arsimin e lartë.
Prej gati dy vjetësh, Serbia është përfshirë nga protesta të vazhdueshme studentore. Shkak u bë shembja e strehës së stacionit hekurudhor në qytetin Novi Sad, në veri të Serbisë, ku humbën jetën 16 persona. Që atëherë, studentët janë mobilizuar në mbarë vendin kundër korrupsionit nën qeverisjen e Partisë Përparimtare Serbe.
Presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili qeveris në mënyrë pjesërisht autokratike, ka shpallur zgjedhje të parakohshme për 25 tetor. Ai synon të konsolidojë pushtetin e tij, ndërsa lëvizja studentore shpreson për një ndryshim politik.
