Forcat speciale nga Kosova, Shqipëria, SHBA e Kroacia stërvitje të përbashkët

Efektivë të forcave speciale nga Shqipëria, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kroacia zhvilluan një stërvitje të përbashkët me qëllim forcimin e aftësive ndërvepruese dhe operacionale, dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet forcave aleate dhe partnere.

Me këtë rast, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji shprehu urimet më të përzemërta për gjithë personelin e Forcave Speciale me rastin e 27-vjetorit të krijimit.

“Forcat Speciale përfaqësojnë profesionalizmin, përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë të Forcave të Armatosura dhe janë një burim krenarie kombëtare. Faleminderit për shërbimin dhe kontributin tuaj të çmuar në mbrojtje të sigurisë kombëtare dhe vlerave të Aleancës. #ROS #forcatspeciale”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME