Faton Peci: Kryetari i Kuvendit i takon ekskluzivisht VV-së, opozita po zvarrit procesin

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, pas dështimit të zgjedhjes së kryetares së Kuvendit dhe shkuarjes në pauzë, i bëri thirrje opozitës që të mos vonojë më tej konstituimin e institucioneve, raporton Korrespodenti.

Ai tha se opozita ka shfaqur hipokrizi dhe se po e bllokon procesin përkundër faktit që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është e drejtë ekskluzive e partisë fituese.

“Jemi në një momentum të ri… është shumë e rëndësishme të ritheksohet edhe një herë se e drejta për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit i takon ekskluzivisht dhe vetëm grupit më të madh parlamentar,” tha Peci.

Sipas tij, zvarritja e votimit nuk ka asnjë justifikim dhe vetëm po dëmton vendin me shtyrje të njëpasnjëshme.

“Opozita nuk duhet ta mbajë peng Kuvendin dhe procesin e konstituimit. Kryetari i Kuvendit duhet të votohet sipas propozimit të VV-së. Në të kundërtën, nuk ka rrugë tjetër,” shtoi Peci. /Korrespodenti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here