Deputeti Faton Peci, i cili është bashkëkryetar i partisë Guxo ka thënë se nuk kanë marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takimin e thirrur për subjektet politike.
“S’kemi marrë ftesë, do të duhej me marrë ftesë sepse jemi subjekt politik i regjistruar në Komisionin Qendror Zgjedhor pavarësisht që s’kemi garuar vetëm. Kemi garuar bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha shkurt ai para gazetarëve.
Presidenca e Kosovës dje tha se ka dërguar ftesat te partitë për “takimet e para” dhe se janë në pritje të përgjigjes.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”.