Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka komentuar ftesën për qeveri të tranzicionit.
Ai ka thënë se ende nuk ka shumë informata.
“Informatat janë të pamjaftueshme me dhënë një qëndrim. Na jemi njoftuar, na ka njoftuar z.Abdixhiku, më pas e dimë vetëm ajo që kemi parë në media. Pres që në ditët në vijim të tregojnë çka do të thotë kjo, për të pasur një qëndrim. Në mungesë të këtyre informacioneve, pres ditët në vijim të marrim informacione. Këto tema janë serioze, nuk mundeni me një prononcim me dhënë qëndrim. Duhet të dimë çka ka menduar, si e sheh. Ideja ime është që të ketë qeveri të shumicës. Ka potencial, mund të ndodh”, tha Limaj.