Europa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore? Franca urdhëron spitalet “të jenë gati”

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Europë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është në gatishmëri për konflikt të mundshëm për shkak të stërvitjeve ushtarake ruse.

Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta Le Canard Enchaîné, Ministria e Shëndetësisë në Francë u ka kërkuar institucioneve shëndetësore në të gjithë vendin të përgatiten për një ‘angazhim të madh’ të mundshëm deri në mars të vitit 2026.

Informacioni mbi urdhrin për përgatitjen e spitaleve franceze, i cili u lëshua në vitin 2024, ka shkaktuar shqetësim dhe ka ngritur pikëpyetje rreth arsyeve pse ai u bë publik vetëm tani.

Publikimi i këtij urdhri, pavarësisht kohës kur është lëshuar, shërben si një kujtesë e ashpër se vendet evropiane po marrin hapa konkretë për t’u përgatitur për skenarë të mundshëm konflikti, duke shkuar përtej deklaratave publike dhe duke përfshirë sektorë kyç si shëndetësia.

Qeveria franceze po parashikon një skenar ku vendi do të luajë një rol mbështetës, me kapacitetin për të pritur një numër masiv ushtarësh të plagosur nga Franca dhe vende të tjera evropiane.

Qëllimi i këtij urdhri është që të parashikohet, përgatitet dhe t’i përgjigjen nevojave shëndetësore të popullatës, ndërkohë që integrohen edhe nevojat specifike të mbrojtjes në fushën e shëndetësisë.

“Ndër rreziqet e identifikuara, është edhe hipoteza e një angazhimi të madh ushtarak, ku sfida shëndetësore do të jetë kujdesi ndaj një fluksi të madh viktimash nga jashtë.

Kjo është çështje për sistemin tonë shëndetësor – të parashikojë trajtimin e pacientëve ushtarakë në sistemin civil të kujdesit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë franceze të Shëndetësisë.

Ky zhvillim vjen pas deklaratës së kreut të mbrojtjes gjermane, Carsten Breuer, i cili tha se NATO dhe forcat e Gjermanisë do të jenë në gatishmëri gjatë stërvitjeve ushtarake ruse.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME