Eurodeputeti Mandl e quan Ibrahim Rugoven si themelues të shtetit të Kosovës

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl i cili dy ditë më parë është rizgjedh si deputet në Parlamentin Evropian , në një cermenoni në Presidencën e Austrisë, ka folur për ish-presidentin Ibrahim Rugova, të cilin e ka quajtur themelues të shtetit të Kosovës.

Mandl i cili njihet dhe si një mik i madh i Kosovës, duke folur për figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova, tha se ai ka qenë vizionar i rezistencës paqësore, i themelimit të shtetit në rrugë paqësore.

“ Edhe emri i fundit që do ta përshëndes është shumë i përzemërt për mua . Është themeluesi i shtetit të Kosovës, i cili në libra është cilësuar si “Gandi i Ballkanit”, por ai ka qenë“ Origjinali i Ballkanit”. Ka qenë dhe vizionar i rezistencës paqësore, i themelimit të shtetit në rrugë paqësore, që ka krijuar kontakte të shumta në botën e lirë, për të krijuar shtetin e Kosovës, i cili fatkeqësisht vdiq shumë i ri por njëkohësisht i pavdekshmi Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights