Erdogan: Vetëm Turqia mund ta shpëtojë BE-në nga ngërçi në të cilin ka rënë!

Sipas presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ukraina duhet “përfshirë patjetër” në negociatat për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Ne shohim që po krijohet një ekuacion i ri. Për të pasur rezultate me këtë proces të ri, Ukraina duhet patjetër të përfshihet dhe kjo luftë duhet të ndalet përmes negociatave që do të zhvillohen me marrëveshje të ndërsjellë,” tha ai.Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump minimizoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Ukrainës në negociata.

“Ne mirëpresim vullnetin e zotit Trump për të ndalur luftën përmes negociatave, por rruga për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme mund të hapet vetëm me një ekuacion në të cilin përfaqësohen të gjitha palët e interesuara”, theksoi presidenti turk, pas takimit në Ankara me ministrin e Jashtëm rus.

Erdogan kishte deklaruar tashmë, në një video-mesazh të transmetuar në Kiev përpara samitit ndërkombëtar, në shënimin e tre viteve të luftës, se Kievi dhe Moska duhet të përfaqësohen “në mënyrë të barabartë dhe të drejtë”.

“Vetëm Turqia mund ta shpëtojë Bashkimin Evropian nga ngërçi në të cilin ka rënë,” përfundoi gjithashtu Rexhep Tajip Erdogan pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Turqisë në Ankara.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here