Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjatë një interviste për Betimin për Drejtësi foli për dallimet në mes të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Dallimi është si nata me ditë, do të thotë diametralisht i kundër”, përshkroi Hasani.
Hasani për Rugovën tha se ishte intelektual.
“Rugova ka qenë intelektual do të thotë i krahasim, burrë i jashtëzakonshëm do të thotë i pakrahasueshëm. Po t’i lexosh veprat e tij, unë kam shkruar për një botim që tash është botuar nga Fondacioni Ibrahim Rugova për përfaqësimin politik të konceptit të tij tek vepra e “Refuzimit estetik”, fillimisht si shkrim e pastaj edhe si libër; është doktroina e Abatit e doktrinarëve liberal-racionale do të thosha të Revolucionit Francez ajo që më vonë është quajt Grupi i Kopetit dhe rrugëtimi i tij, aspecializimi i tij ta zë në Francë që është manifestuar çdo vepër të tij letrare e ka bë atë edhe një grup shumë të vogël në Prishtinë që të dallohet prej të gjithë atyre që e kanë kultivuar”
Ndërsa për Kurtin, Hasani tha se ka formim të kufizuar të shkencave shoqërore.
“Ndërkohë që Kurti shihet qartë që ka formim të kufizuar të shkencave shoqërore. Shumë të kufizuar. Edhe ai diskurs, ajo dije që mund të shihet nga ne në aspektin, përgjithësisht po e marr normaliteti është më shumë pjesë që shpesh e them dije Wikipedike.
Nuk është sistemike. Është dije që bëhet më shumë për me i impresionu të tjerët se sa që është dije e thellë. Po e fus aty se kam ni duke fol edhe për histori të artit edhe histori të Rilindjes që do të thotë janë shkenca që është dije shumë ma shumë e cektë”, përfundoi Hasani.
Më 12 shtator, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, njoftoi për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti