Elshani: Policia është në kërkim të personave që kanë ngjitur posterat, Prokuroria ka nisur hetimet

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se Policia është në kërkim të personave që kanë ngjitur postera me imazhin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me mesazhin “Komandant Suprem, ju presim” në katër komuna në veriun e Kosovës.

Ai ka thënë se në Prokurori është ngritur një rast për shkak të “përhapjes së urrejtjes”.

“Në lokacione të caktuara të katër komunave në veri të Kosovës janë shfaqur postera me fotografinë e presidentit të Serbisë. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit është hapur rast për përhapje të urrejtjes. Nuk kemi të dyshuar, policia po punon për hetimin e rastit”, tha Elshani.

Në të katër komunat e veriut – Leposaviq, Severna Mitrovicë, Zubin Potok dhe Zveçan, janë vendosur postera në ndërtesa, shtëpi, lokale e hapësira publike.

Në postera është një fotografi e presidentit Vuçiq pranë një makinerie të Ushtrisë Serbe, e ndjekur nga mesazhi: “Komandant Suprem, ne po ju presim”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here