0.3 C
Pristina
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Elon Musk thotë se nëse fiton Kamala Harris ai do të përfundojë në burg

Miliarderi Elon Musk tha në një intervistë se do të përfundonte në burg nëse zv. presidentja e SHBA, Kamala Harris do të fitojë përballë Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Pasi u shfaq së bashku me Trump në një tubim fundjavë, Musk përdori një bisedë dy-orëshe me Tucker Carlson.

“Nëse ai (Donald Trump) humbet, unë jam i shkatërruar”, tha Musk në intervistën e transmetuar në X.

“Sa mendoni se do të jetë dënimi im me burg? A do t’i shoh fëmijët e mi? Nuk e di”, u shpreh miliarderi.

Intervista e Musk me Carlson vjen pasi ai u shfaq përkrah republikanit të shtunën në tubimin e tij në Butler, Pensilvani. Gjatë intervistës, Musk rriti mbështetjen e tij publike për Donald Trump.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME