Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se dogji tri vetura në dhjetor të vitit 2023.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është: Mehdi Rrustemi, 36 vjeçar.
Rrustemi dyshohet për veprat zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, pasi më 10 dhjetor të vitit 2023, kishte djegur tri vetura në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.
Rastin e arrestimit e ka konfirmuar edhe Policia, e cila njofton se i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rasti ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga zjarri tri vetura. Personi i arrestuar: M.Rr, mashkull, 36 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.