Se AAB është më i madhi institucion i arsimit të lartë jopublik në vend dhe jo vetëm, me më së shumti programe të akredituara, me hapësirat studimore në kampuse të niveleve evropiane, me tekonologjinë, laboratorët e mjetet e konkretizimit më të avancuarat, tashmë nuk është asgjë e re. Këto janë dëshmi të dukshme të cilat janë të njohura për këdo që ka ardhur njëherë në AAB.
Por, ajo që bën diferencë krahasuar me të gjitha institucionet tjera të arsimit në Kosovë, është edhe përkushtimi i Kolegjit AAB për të tejkaluar edhe dallimet gjinore të cilat për fat të keq në vendin tonë vazhdojnë të jenë ende të shprehura.
Përveç faktit që nga numri i tërësishëm i studentëve në AAB, që e tejkalon shifrën e 20 mijë sish, rreth 60% e tyre i përkasin gjinisë femërore, AAB vazhdon të jetë e përkushtuar që në secalin sector të ketë të përfshira sa më shumë punëtorë që i përkasin gjinisë së bukur. Kështu për shembull, në Shërbimin e Studentëve në të tre degët e Kolegjit AAB, 90% të punonjësve janë femra, ndërsa e veçantë tjetër e tyre është se të gjitha kanë mbaruar studimet universitare në Kolegjin AAB.
Nga ana tjetër, ajo që Kolegjin AAB e bën të ndihet krenar është edhe përfshirja e femrave në sektorin akademik.
Sipas një hulumtimi të kryer kohët e fundit, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kolegji AAB mban rekordin në përfshirjen e femrave në akademi.
Të dhënat flasin se në nivel Kosove përfshirja e femrave në këtë sektor është 32,45%, ndërsa Kolegji AAB në stafin akademik numëron hiq më pak se rreth 46% femra.
Ky rekord i ri i Kolegjit AAB, pasohet me një shkëputje të dukshme nga nga Universiteti i Gjakovës (rreth 38%), Universiteti i Prishtinës (rreth 36%), e kështu me rradhë.
Institucionet e tjera jopublike të arsimit të lartë, në këtë aspekt lënë shumë për të dëshiruar, sepse nëse flitet për barazi gjinore në këtë sektor, referuar Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përfshirja e femrave në to mezi arrin 24% në rastin më të mirë, e në disa raste mezi e kalon 10%.
Këto të dhëna e bëjnë edhe më të qartë përkushtimin e Kolegjit AAB në të mirë komunitetit, duke mos harruar edhe faktin që vetëm në tre vitet e fundit AAB ka ndihmuar dhe përkrahur dhjetëra të diplomuara në studimet bachelor e master, për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt doktoraturës.