Edhe në Pejë LDK-ja merr goditje të madhe nga LVV-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon përditësimin dhe publikimin e të dhënave të zgjedhjeve të 9 shkurtit.Sipas të dhënave të përditësuara në orën 10:19, në qytetin e Pejës janë procesuar 108 vendvotime nga 132 sa kanë qenë në total, ose 81.82 për qind, raporton Zeri.info.

Të dhënat e fundit tregojnë se edhe në këtë qytet Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota.

Janë gjithsej 15 mijë e 63 qytetarë, ose 41,49 për qind, të cilët kanë votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.Partia e dytë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është radhitur e dyta në Pejë, qytet ky i cili llogaritet si bastion i LDK-së.

Deri më tani janë gjithsej 10 mijë e 160 qytetarë, ose 27,99 për qind që ia kanë dhënë besimin LDK-së.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here