Edhe dy muaj paraburgim ndaj dy vëllezërve Viqentijeviq që dyshohen për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për dy muaj ndaj të pandehurve Dragisha Viqentijeviq dhe Jovan Viqentijeviq, të cilë dyshohen për sulmin ndaj kanalit Ibër-Lepenc më 29 nëntor të vitit të kaluar.

Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, tha ajo.

Në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ndohi një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ky sulm u cilësua si terrorist dhe autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Serbinë për këtë “sulm kriminal dhe terrorist” dhe strukturat kriminale.

Sulmi ishte dënuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here