E tmerrshme në Rahovec: Një 15-vjeçar dyshohet se dhunoi seksualisht dy djem të mitur

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Përveç vajzave e grave, nuk janë të rralla rastet kur viktima të dhunimit janë edhe djemtë. E këto raste bëhen akoma më të rënda kur viktimat janë të moshës së mitur. Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Rahovec, për çka Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimin, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, viktimat e këtij rasti janë dy të mitur, njëri 9-vjeçar ndërsa tjetri 11-vjeçar.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari në lidhje me këtë rast është po ashtu i moshës së mitur, i cili është identifikuar si J.H. – rreth 15-vjeçar.Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ishte denoncuar në Polici nga prindërit e viktimave.

Ndërkaq, institucionet po punojnë për hetimin e mëtutjeshëm të rastit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here