E tmerrshme: Komentuesit i dalin në mbrojtje burrit që ia ndaloi gruas hyrjen në shtëpi, pasi doli me kolegë për iftar

Ka nxitur shumë reagime një rast që është raportuar sot nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh u theksua se një burrë në Pejë, nuk e la gruan të hyjë në shtëpi, pasi ajo kishte dalë me kolegët për iftar.

“Pejë 30.03.2024-20:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është liruar pas intervistimit.

Në artikullin që e ka publikuar Nacionale, janë bërë më shumë se 50 komente nga qytetarë të ndryshëm.

Pjesa më e madhe e tyre duket se i dalin në mbrojtje burrit që nuk e lejoi gruan të hyjë në banesë.

“Një dreq i madh koka këtu”, “Kumedit sa iu ka vonu mas iftarit”, “Këtu faji është te gruaja”, thuhet në disa prej komenteve.

Në anën tjetër, vetëm brenda ditës gjatë javës së kaluar, janë raportuar 12 raste të dhunës në familje. Pothuajse secilën ditë raportohen nga 5-7 raste të tilla.

Në shumë rast, dhuna në familje ka përfunduar me fatalitet, duke u vrarë shumë gra nga bashkëshortët e tyre.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here