“E shihni ti e kolegu yt”/ Ky është i dyshuari që shau dhe kërcënoi policin në Vushtrri

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze gjatë kryerjes së detyrave zyrtareve, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Në shumicën e këtyre incidenteve, motivi lidhet me punën e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Cak i kërcënimit së fundmi ka qenë edhe një zyrtar policor në Vushtrri, i cili është kanosur nga një person në sheshin “Hasan Prishtina”.

I riu që po dyshohet për këtë rast fillimisht e ka sharë e ofenduar, e më pas edhe e ka kërcënuar policin.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari që përfundoi në ndalim policor për këtë rast është Art Ahmeti, rreth 23-vjeçar, i cili po hetohet nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte kanosur zyrtarin policor, derisa ka qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here