E rëndë: Vetura godet aksidentalisht për vdekje fëmijën rreth 2-vjeçar në Hajvali

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Hajvali, ku një fëmijë rreth 2-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një veturë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodhur në një rrugicë të ngushtë të një lagjeje, ku shoferi dyshohet se nuk e ka parë fëmijën dhe e ka goditur me veturë.

I njëjti e ka dërguar fëmijën në spital, por fatkeqësisht 2-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Vdekjen e fëmijës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, teksa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Trafikut në Prishtinë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights