E rëndë: Mbytet 20-vjeçari në Durrës, kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar.

Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, i riu me inciale A. R.

Dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që 20-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë, raporton Tch.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here