E rëndë: Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Mihal Grameno në Gjakovë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes, mëson Gazeta Sinjali.

Viktima, siç merr vesh Sinjali është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, si dhe u bë e ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights