“E kundërshton Kodin Civil për qëllime elektorale“, Balje i reagon Kusarit: Mimoza është larg, s’i dinë principet e mia

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar deputeten Duda Bajle për qëndrimet e saj ndaj Kodit Civil dhe se këtë e bën më shumë për qëllime elektorale sesa për parime, shkruan Periskopi.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja Duda Balje.

Ajo në një prononcim për Periskopin ka thënë se me Kusarin nuk janë të afërta sa me i ditë objektivat e deputetes.

“Mendimi i Mimozës është shumë i gabueshëm, unë e kuptoj që ajo duhet me dhënë ndonjë pronocim sepse është për Kodin Civil, edhe secili prej neve që e votojmë kundër, ëstë e pakuptueshme dhe e papranueshme për Mimozën, por vërtetë nuk është mirë me dhënë. Mimoza është larg, se as nuk mundet me ditë se cilat janë principet edhe mënyrën se si funksioj unë politikisht”, ka thënë deputetja.

Deputetja Balje tha se për shkak të elektorati sic ka thënë Kusari, nuk bën asgjë, dhe se kundërshtimin për Kodin Civil e bën për të mbrojtur familjen.

“Mënyra qysh unë funksionoj është cuditshëm, sepse unë për shkak të elektoratit nuk bëjë kurgjo. Qëndrimi im për Kodin Civil është cka unë e kam brenda vetes, në momentin e parë unë nuk ndryshova qëndrimin, kështu ka qenë, është dhe ka me qenë deri në fund, sepse unë luftoj për cka ëstë normale, unë luftoj për familjen, unë luftoj me mbrojt kulturën”, ka thënë ajo për Periskopin.

Balje ka kundërshtuar në vazhdimësi Kodin Civil, i cili njeh të drejtën e plotë për fejesë, martesë dhe krijim të familjes për çiftet e gjinisë së njëjtë.

Sipas tij, formulimi aktual në Kodin Civil për zgjidhjen juridike të procedurave për martesë të personave të gjinisë së njëjtë, nuk është i formuluar në përputhje me Kushtetutën./Periskopi

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights