“E kam gjujtë njëherë vëllain e saj tani ato dy herë” – Deklarohet Valon Aliu që e privoi nga jeta gruan e tij në Ferizaj

I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj, Valon Aliu, ka dhënë versionin e tij para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Gazetarja e T7, Arianita Zhegrova, po e përcjell seancën për caktimin e masës së sigurisë, prej ku raporton se Aliu ka deklaruar se e ndjera i kishte thënë se “djali ishte në gjendje të keqe” dhe se kur i ka kërkuar t’ia dërgonte një fotografi të tij, sipas tij, ajo i ka thënë “për inati s’ta çoj”.

“Unë i kam thënë se duhet me ma çu se djali i jem është”, ka thënë Aliu tutje në gjykatë.

Para gjykatës, 36-vjeçari ka thënë se së pari ka gjuajtur në drejtim të vëllait të saj, e më pas dy herë në drejtim të 21-vjeçares.

Avokati i tij, më herët, deklaroi se klienti i tij është penduar.

“Siç është deklaruar, nuk e di se cilin e ka gjuajt përpara. I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë””, ka thënë ai.

Ai tregoi për një mosmarrëveshje mes tyre një natë para se të ndodhte vrasja.

“Një natë më parë, para se të ndodhë ngjarja, i pandehuri ka kërkuar që ta shoh djalin përmes telefonit, e ndjera nuk ia ka mundësuar, e ka fyer, e ka injoruar dhe e ka poshtëruar me fjalë të ndryshme”, deklaroi avokati.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights