E fundit: Këta janë katër personat që e rrahën të riun në Prizren dhe e dërguan me forcë në Gjakovë

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Landovicë të Prizrenit, ku katër persona e kanë sulmuar fizikisht një 25-vjeçar dhe me dhunë e kanë dërguar në një lokacion tjetër. Të dyshuarit tashmë janë arrestuar dhe ndodhen në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që eskaloi deri në sulm e privim të kundërligjshëm nga liria.

Sinjali mëson ekskluzivisht se katër të arrestuarit janë Blerim Radosta, Besart Radosta, Kemajl Radosta, Floridon Radosta, të cilëve u është caktuar edhe masa e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, të dyshuarit e kanë marrë viktimën me dhunë afër një marketi në Landovicë dhe e kanë futur me forcë në veturë, për ta dërguar më pas në lokalin e tyre “BeniDoni” në Gjakovë.
Policia ka arritur të intervenojë dhe t’i kap të dyshuarit, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.” – ka bërë të ditur Policia.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here