4.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

E dhimbshme: Vdes nënkryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Ahmet Thaçi

Ka vdekur veterani, njëherit nënkryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Ahmet Thaçi.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e papritur të veteranit, invalidit të UÇK-së dhe njëherësh nënkryetarit të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Ahmet Thaçi. Ahmet Thaçi ishte një luftëtar i palodhur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i plagosur gjatë luftës. Kontributi i tij do të kujtohet gjithmonë me nderim dhe respekt të veçantë”, ka shkruar Shurdhaj.

Ai ka theksuar se largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, shokët, dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Shurdhaj u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Thaçi dhe gjithë miqve të tij.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here