Ka ndërruar jetë 40-vjeçari i cili u plagos mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Viktima ishte plagosur sot me gjashtë plumba pas shpinës.
Ndërkaq, lajmin për plagosjen e tij e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.