Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arsim Vishesella, ka ndërruar jetë sot.
Lajmin e ka bërë të ditur vet FSK-ja, duke deklaruar se Vishesella ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënat Bashkim Jashari, i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së.
Vishesella ishte ish-pjesëtar i UÇK-së, për të vijuar më pas kontributin edhe në FSK, shkruan IndeksOnline.
“Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Skënderbeu ” në Ferizaj, me datë 04.10.2024 nga ora 10:00-11:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nga ora 14:00 në varrezat e veteranëve në Komunën e Shtimes” thuhet në njoftim.