Ka vdekur sot në moshën 69 vjeçare doktoresha Xhika Leku.
Xhika Leku ishte kirurgia e parë shqiptare në ish-Jugosllavi e cila Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Kosovë dhe specializimin në Kroaci.
Dr. Xhika punoi në Spitalin e Mitrovicës për plot 37 vite, deri në pensionimin e saj më 30 tetor 2019. Por, Dr. Xhika e kishte vazhduar punën e kirurges edhe pas pensionimit.
Lajmin e bëri të ditur burri i saj, Dr. Vehbi Leku, i cili tha se do njoftojnë me kohë edhe për kohën e varrimit.
Njoftimi i plotë:
Njoftim Mortor. Sot me 03.05 ndrroi jetë bashkshortja ime Dr.Spec. XHIKA(IBRAHIMI) LEKU ne moshën 69 vjeqare. Për kohën e varrimit ju njoftojm me kohë.