Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së dielës në Klinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Rrethanat e rastit akoma nuk dihet, por tashmë Policia ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima që u gjet pa shenja jete është Isni Qallapeku, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti duke u hetuar.”