18.8 C
Pristina
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

E dhimbshme: Kjo është gruaja që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në fshatin Pakashticë e Epërme në Podujevë, ku në një shtëpi u gjet pa shenja jete një grua e moshuar. Vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë dhe tashmë kanë nisur hetimet nga Policia.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Drita Hasanin – e cila është gjetur e vdekur në dhomën e saj, ku edhe u konstatua vdekja nga ekipi mjekësor.

Rasti u zbulua pasi dikush nga familja kishte kërkuar ndihmë sepse dyshohej se viktima nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte e mbyllur në dhomë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse të Policisë, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë informacionet e para për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe është iniciuar hetim për ndriçimin e plotë të rastit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

Moti sot

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights