Dyshohet se është piramida më e madhe në Tokë! Mali misterioz në pyllin tropikal të Amazonës

Një kodër në formë piramide në pyllin tropikal të Amazonës ka ndezur thashethemet. Nëse është vepër e duarve të njeriut, është piramida më e madhe e lashtë e të gjitha kohërave. Në Parkun Kombëtar Sierra del Divisor në Peru, pranë lumit Ucayali në Amazonë, pranë kufirit me Brazilin, ndodhet një kreshtë që mund të shihet në distancë prej më shumë se 400 kilometrash. Formacioni, rreth 400 metra i lartë, njihet si Cerro El Cono (‘kodër konike’ në spanjisht) dhe besohet nga disa të jetë piramida më e madhe e krijuar ndonjëherë nga një qytetërim i lashtë.

Kodra e pjerrët në formë piramide ka sipërfaqe më të sheshta se malet e tjera, të cilat me kalimin e kohës janë mbuluar me bimësi dhe pyje. Për shkak të formës së saj, shumë besojnë se nuk është një formacion natyror. Sipas agjencisë peruane të lajmeve La Republica, disa studiues alternativë kanë filluar ta eksplorojnë këtë ide, duke besuar se Serro El Cono është një strukturë e ndërtuar nga njeriu, e ngjashme me piramidat e Gizës ose Amerikës Qendrore.

Legjendat lokale thonë gjithashtu se Cerro El Cono qëndron mbi rrënojat e një piramide, e cila u ndërtua në një kohë të panjohur në të kaluarën nga një qytetërim i lashtë në Amazonë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here