Dyshohet për nxitje në vetëvrasje të biznesmenit nga Lipjani, kush është “Hekri” që u ekstradua në Kosovë?

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga autoritetet e Shqipërisë kosovari Ekrem Gashi, i cili ka qenë në kërkim që nga 15 maji i këtij viti.

Ai dyshohet për veprat e fajdes dhe shtytjes në vetëvrasje dhe se i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit.

“Personi i dyshuar që ndodhej në kërkim policor për “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje” pas arrestimit nga autoritet shqiptare, ekstradohet dhe dërgohet në mbajtje. Personi i dyshuar me iniciale (E.G.) nga data 15.05.2024 ka qenë në kërkim policor, i njëjti është arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe përmes procedurave të ekstradimit është sjell në Kosovë“, njoftoj policia.

Kush është Ekrem Gashi?

Tre persona janë të dyshuar për vdekjen e biznesmenit, 37 vjeçar, Bashkm Salihu i cili ka bërë vetëvrasje në muajin maj. Skënder e Albion Tasholli, babë e bir tashmë të arrestuar po dyshoheshin se e shtynë drejt vetëvrasjes biznesmenin.

Ndërsa, Policia ishte në kërkim të personit të tretë. Ekrem Gashi që nga maji ndodhej në arrati, ndërsa sot është ekstraduar në Kosovë.

Emri i tij është i njohur për organet e rendit. Ekrem Gashi i njohur si “Hekri” ishte i dënuar për plaçkitjen e orëve të shtrenjta “Rolex” në Mbretërinë e Bahrejnit.

“Hekru” ishte arrestuar në vitin 2013 në Morinë bashkë me pesë persona të tjerë, të dyshuar si pjesë e një bande kriminale që kanë grabitur një dyqan të “Rolex” në Bahrein me vlerë 1.4 milion dollar.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights