Duke diskutuar mbi vrasjen e Liridona Ademajt, rivarrimin dhe drejtësinë për të, në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, avokati i njohur Besnik Berisha ka thënë se ai është nder të parët që ka kuptuar për rastin.
Ai tutje ka thënë se qysh në fillim ka pasur dyshime të mëdha që vrasësi ka qenë burri i saj por që nuk ka dashur të flasë për shkak të familjes dhe varrimit të viktimës.
“Unë si jurist por as si njëri nuk e kam pasur luksin që të tregoj të vërtetën para se të bëhet varrimi i saj”, ka thënë Berisha.
Sipas Berishës, dyshimi i parë ka qenë se të gjitha stolitë i kishte në trup andaj ska asnjë logjike që plaqiktësit ta mos i merrnin. /Gazeta10/