Drilon Gashi komenton deklaratën e bujshme të hoxhë Shefqet Krasniqit për Shkurte Fejzën

Teologu Drilon Gashi ka komentuar deklaratën e bujshme të hoxhës Shefqet Krasniqi për artisten e njohur Shkurte Fejza, që javë më parë e kritikoi atë për mospredikim të fesë Islame.

Gashi ka thënë se nuk duhet “të përzihemi në punët e Zotit”.

“Ne nuk mund të përzihemi në punë të Zotit. Nuk është mirë me u përfshi në këtë temë se kur do të vdesim. Na nuk i kemi çelësat as të xhenetit dhe xhehenemit; duhet të frikësohet secili për veten”, ka deklaruar ai i ftuar në emisionin “Show i së premtes” që moderohet nga Adelina Ismaili; episod që iu ndalua transmetimi në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Teologu Gashi, ndonëse u shpreh se duhet të ketë divergjencë dhe përplasje mendimesh, nuk u pajtua me atë që tha Krasniqi për artisten Shkurte Fejza.

“Përmes artit dhe muzikës mund të shprehet hyjnorja. Sikurse me Shkurte Fejzën dhe me Shyhrete Behlulin por edhe me ju, ne jemi rrit me këngët e juaja”, deklaroi ai mes tjerash.

Por, çfarë tha hoxha Shefqet Krasniqi që nxiti mjaft reagime prej palëve të shumta të fytyrave publike?

Ai javë më parë, bëri një deklaratë për artisten e njohur Shkurte Fejza të cilën e kritikoi për mos-predikim të fesë islame gjatë një emisioni në Tëvë1.

“Për mua muzika nuk është e pëlqyeshme, Shkurte Fejza i ka tekstet e bukura, por më dhimbset që nuk është fetare aq sa duhet. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur në kombin tonë me qenë edhe fetare, sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë edhe hiq larg se ka”, pati deklaruar Krasniqi.

“Sheshi Adem Jashari e ka emrin mirëpo nuk do më thënë domosdoshmërisht që me qenë monumenti aty, për arsyeje se heroizmi, liria të cilën e ka sjellë heroizmi i aspektit monumental i Adem Jasharit me gjithë familjen që kanë dhënë jetën për këtë vend, do të thotë se ata janë në secilin cep të vendit tonë” deklaroi ai.

Sheshe të Adem Jashari, sipas tij, ka edhe në qytete tjera dhe nuk do të thotë që “nëse ne ia vëmë emrin një sheshi Adem Jashari që domosdoshmërisht me qenë monumenti aty”.

”Ideja është që me qenë diku që është e pashme pra që ka qasje të drejtpërdrejtë të qytetarëve që munden me i shpreh nderime, por edhe me përdor për shembull teknologjinë e re, inteligjencën artificiale, për të treguar historinë se çka ka ndodh. S’duhet të jetë monument klasik, por të jetë diçka shumë e avancuar që ndërlidh të kaluarën, të tashmen dhe e projekton të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Rama.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights