Drenasi shpallet kampion për herë të gjashtë, përfiton mbi 1.2 milionë euro nga granti i performancës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar sot me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Marrëveshjen për implementimin e projekteve të përfituara nga granti i performancës komunale për vitin 2023.

Falë këtij granti, buxheti i komunës do të rritet me 1,263,557.36 euro, të cilat do të destinohen për projekte kapitale, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.

Lladrovci theksoi se ky është suksesi i gjashtë radhazi i Komunës së Drenasit, e cila vazhdon të shpallet kampione për performancë të shkëlqyer në qeverisjen lokale. Ai falënderoi donatorët ndërkombëtarë, përfshirë Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ambasadën e Suedisë, Fondet e Bashkimit Evropian dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Një mirënjohje e veçantë iu adresua edhe qytetarëve të komunës, zyrtarëve komunalë dhe shefit të Ekipit të Performancës, Afrim Prokshi, për kontributin e tyre në këtë sukses.

“I lumtur që puna jonë vlerësohet dhe qytetarët tanë përfitojnë. Urime dhe përgëzime për qytetarët e Drenasit – vendi i parë dhe performancë e shkëlqyer! Vazhdojmë!”, deklaroi kryetari Lladrovci.

Drenasi vazhdon të jetë një ndër komunat më transparente dhe të suksesshme në Kosovë, duke tërhequr investime të rëndësishme për zhvillimin e saj.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here