Drejtori i Policisë mohon akuzat për lëvizjet e policëve nga njësia e veçantë në njësi të tjera

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, ka thënë se njësia e veçantë e hetimeve nuk ka pasur largime apo transferime të asnjë polici apo eprori jashtë njësisë, përveç major Shemsi Haziri.

Hoxha ka thënë se major Haziri është transferuar në kuadër të reformave që ka zbatuar ai me qëllim të arritjes së vizionit dhe objektivave si drejtor i Policisë së Kosovës.

“Po ashtu në zbatim të strukturës së re organizative të Policisë së Kosovës me qëllimin e vetëm dhe legjitim për të arritur efikasitetin e punës në Policinë e Kosovës, në veqanti në fushën e hetimeve”, ka thënë Hoxha.

Ai ka garantuar se të gjitha lëvizjet e policëve në njësi të ndryshme janë bërë vetë me kërkesën e tyre dhe sipas tij, këto kërkesa ishin për nevojat personale të tyre, duke theksuar se të njëjtit nuk kanë pasur presion.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights