Dorasi 58-vjeçar, viktima 42 – çfarë thotë Policia për vrasjen dhe vetëvrasjen në Vushtrri

Policia po e heton vrasjen e rëndë dhe vetëvrasjen në Stanoc të Vushtrrisë pasditen e sotme në Stanoc të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha Gazetës Express se “bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”.

Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë”, tha ai.

“Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje””, tha zëdhënësi Zahiti.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here