Dogana njofton për vdekjen e oficerit Shenaj Kotle: Që nga dita e parë ka dhënë kontributin maksimal

Dogana ka njoftuar se dje ka vdekur oficeri Shenaj Kotle, për të cilin thonë se ishte një nga më të dalluarit.

Në njoftim thuhet se Kotle ka dhënë gjithmonë kontributin maksimal si një oficer doganor i përkushtuar në punë.

“Dogana e Kosovës ka humbur një nga oficerët e saj më të dalluar – Shenaj Kotle që ndërroj jetë dje. Që nga dita e parë e punës se tij në Doganën e Kosoves ai gjithmonë ka dhënë kontributin maksimal si një oficer doganor i përkushtuar në punë, i afërt me të gjithë koleget e mbi të gjitha një oficer doganor i respektuar nga të gjithë ne.

Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, ka shprehur ngushëllime ndaj familjes, kolegëve dhe miqve të të ndjerit.

“Drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu në emër të Doganës së Kosovës iu shprehi ngushllime familjes, kolegëve dhe gjithë miqve të tij. U prehtë në paqe. Mungesa e jote do të ndjehet në punë dhe në shpirtin e organizates sonë, gjithmonë në kujtimin tonë, koleg i dashur dhe mik i mirë.”

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here